Flash News

KRYESORE

Video/ Bushati: Rama mblodhi banditët e veriut për të fituar zgjedhje një partiake

Video/ Bushati: Rama mblodhi banditët e veriut për të fituar

Analisti Andi Bushati thotë se pas zgjedhjeve të 30 qershorit, në vend ka nisur zyrtarisht instalimi i regjimit të Edi Ramës. Në News 24, ai shton se zgjedhjet u bojkotuan në mase nga shqiptarët, ndërsa është i bindur se zgjedhjet do të njihen nga ndërkombëtaret, duke iu referuar kryesisht qëndrimit të zyrtarit të lartë amerikan, Mathew Palmer.

Cna pret nga nesër e dimë që dje. Po mirë me Ymer Lalën ishte opozita aleat? Me krimin  në Durrës e kudo kush ishte aleat?  Këtu kemi një tentativë të një njeriu të vetëm t’i marrë të gjitha. Mirë se ishte fajtori në zgjedhje i Bashës dhe Berishës, por që nuk ka zgjedhje në PS ka 6 vjet, i kujt është faji i Ben Blushit apo Maqo Lakrorit.

Kemi një paradoks, dolën dy liderët dhe thanë të dy fitore. Është paradoks. Rama sot bërtet fitore me logjikën e forcës. Unë vij nga një familje e majtë që votonin edhe kur temperatura ishte 41 gradë celcius. Ata nuk votuan. Ky është testi i vërtetë dhe test më të mirë se ky nuk ka. Kam parë shumë të majtë të thekur nuk duan t’i shohin me sy këta në pushtet. Rama vendosi të cojë deri në fund sfidën e vet. Ai shkoi në zgjedhje me banditë dhe policë. Zgjedhjet do njihen edhe ndërkombëtarisht. Rama mblodhi gjithë kriminalitetin e veriut për t’u përballur në Shkodër dhe sot ka të drejtë të bërtasë fitore me logjikën e forcës ”, deklaroi Bushati.

https://www.youtube.com/watch?v=-cWDZiHu5ns

Të fundit