Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Çfarë deklaroi Rama në Kuvend që irritoi banorët e Kukësit

VIDEO/ Çfarë deklaroi Rama në Kuvend që irritoi

Ditën e sotme banorët e Kukësit protestuan për tarifën prej 10 eurosh të vënë nga qeveria për “Rrugën e Kombit”. Njëri prej qytetarëve deklaroi për median se kjo sjellje nuk është e tepruar për sa kohë “kryeministri na quan popull dele dhe na krahason me organin gjenetal”.

Po çfarë deklaroi kryeministri Rama dy ditë më parë në Kuvend:

“Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu-ngrihu por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë. Është poezi që e di doktori, e di mirë ai këtë punë”, tha ndër të tjera Kryeministri në kuvend, i cili ditën e sotme deklaroi që të gjithë përgjegjësit në protestën e sotme do marrin dënimin e merituar.

 

Të fundit