Flash News

KRYESORE

Video/ Çfarë nuk funksionoi siç duhet në FaceTime

Video/ Çfarë nuk funksionoi siç duhet në FaceTime

Pavarësisht se Apple ka nisur punën për të adresuar problemin me FaceTime, do ju sugjeronim ta çaktivizonit përkohësisht aplikacionin.

Problemi u zbulua nga një video, e cila u bë virale në internet. Ekziston një mënyrë për të dëgjuar ose përgjuar dikë tjetër në FaceTime, edhe pse personi nuk i është përgjigjur thirrjes suaj.

Ju mund të telefononi dikë dhe përpara se ata të përgjigjen, të telefononi vetveten gjithashtu. Kur ju përgjigjeni, automatikisht aktivizohet funksioni i thirrjeve në grup për FaceTime.

Si rezultat ju do të dëgjoni personin që keni telefonuar edhe nëse ata nuk janë përgjigjur. Personi në anën tjetër të telefonit as nuk e di se po e dëgjoni.

https://twitter.com/BmManski/status/1089967572307640325

Të fundit