Flash News

KRYESORE

Video/ Çfarë s’u pa gjatë javës, nga përshëndetja e veçantë e Berishës, te zhveshja e Veliajt

I shohim gjatë gjithë javës tejet prezentë në daljet publike politikanët shqiptarë, por ka dhe nga ato momente pikante që ikin pa u vënë re. E enjtja parlamentare njihet jo vetëm për konfliket mes politikanëve, por dhe për sekuenca kur s’e mban dot të qeshurën.

Rubrika satirike e emisionit “Kjo Javë” ka sjellë disa moment të veçanta të politikanëve, që nga përshëndetja “alla kinezçe” e ish-kryeministri Sali Berisha ndaj dy deputetëve demokratë Edi Paloka dhe Jorida Tabaku, deri te ‘selfie’ e deputetes socialiste Elisa Spiropali.

Por pjesë e rubrikës satirike ka qenë dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili teksa po komplimentohej për punën e bërë, ka filluar të zhveshë xhupin.

Të fundit