Flash News

KRYESORE

Video/ ‘Çlirohen’ një ditë pas Asamblesë, dy deputetët e Ramës ia marrin valles, pogonishten e udhëheq Mirela Kumbaro

Video/ ‘Çlirohen’ një ditë pas Asamblesë, dy

Një ditë pas punimeve në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u përfol se do të kishte edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, duket se të majtët janë  më të ‘çliruar’.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deputeti Bledi Çuçi, zv.ministrja e Jashtme, Artemis Malo dhe kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi ishin të pranishëm sot në Labovën e Kryqit ku u kremtua festa e Shën Marisë, si çdo 8 shtator.

Siç e do edhe tradita, festa është përqendruar në oborrin e kishës, por zyrtarët e lartë nuk i kanë rezistuar dot valles pogonishte.

Ata kanë marrë vallen dhe siç duket, e drejton ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Video është publikuar nga argjirolajm.net, ndërsa zyrtarët ia marrin valles të veshur sportivë nën ritmin e muzikës tradicionale të kësaj krahine.

Të fundit