Flash News

KRYESORE

Video/ Dako edhe “avokat” i Avdylajve: Opozita hedh baltë mbi grupet kriminale

Video/ Dako edhe “avokat” i Avdylajve: Opozita hedh baltë mbi

Vangjush Dako foli mbrëmë për herë të parë mbi përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’, ku bashkë me zyrtarë të tjerë të PS në Durrës e Shijak flasin në telefon me Astrit Avdylajn, kreun e bandës së Shijakut para zgjedhjeve të 2017-ës.

Debati në 'Opinion' u shoqërua shpesh herë me tensione dhe përplasje, ndërsa nuk kaloi pa u vënë re edhe një moment mjaft pikant, kur Dako u del në mbrojtje grupeve kriminale.

“Janë deputetët e qarkut të Durrës që patën një rezultat shumë negativ në 2017-ën dhe hedhin baltë mbi grupet kriminale, për arsye të paaftësisë së tyre për të fituar”, u shpreh Dako.

Kujtojmë se në audio-përgjimin e publikuar nga ‘Bild’, Dako zhvillon një bisedë mjaft miqësore me Astrit Avdylajn, madje ky i fundit i përcakton edhe axhendën e takimeve.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-07-at-11.22.32-1.mp4"][/video]

Të fundit