Flash News

KRYESORE

Video/ 'Deja vu' i artit në jetën reale, kur Elvana "vizitonte" të dashurin në burg

Emri i Elvana Gjatës i ka dhënë bujë lajmit të vrasjes në ish-Bllok, ku u vra Fabiol Gaxhaj dhe u plagos Ervis Martinaj. Pas sherrit të ndodhur në një nga lokalet në ish-Bllok, Elvana është larguar menjëherë nga Shqipëria dhe ka ndaluar çdo aktivitet muzikor.

Por si ndryshoi jeta e Elvana Gjatës në pak kohë?

Këngëtarja ishte në kulmin e saj muzikor kur papritur vendosi të shkëputej nga karriera në Shqipëri për të vazhduar me ëndrrën për një karrierë ndërkombëtare. Por kjo i kushtoi miqësinë me Flori Mumajesin, i cili e ndihmoi prej një dekade të ishte "on top" në tregun shqiptar në muzikë.

Për karrierën ndërkombëtare, veshjet, udhëtimet e jeta luksoze që po bënte Elvana, ndihmoi i dashuri i saj biznesmen: Ervin Mata. I cili kontribuoi gjithashtu edhe në "shkatërrimin" e saj.

Ervin Mata dhe Elvana Gjata janë të kërkuar nga policia e shtetit dhe të dy janë larguar nga Shqipëria.

I gjithë ky skenar na kujton një nga këngët më të suksesshme të Elvana Gjatës: "Beso", e cila në bashkëpunim me 2PO2 ishte një nga këngët hit të para disa vitesh. Fabula e këngës ishte që Elvana viziton të dashurin në burg dhe që do e mbështesë deri në fund.

Por a do të ketë këtë fund edhe në jetën reale Elvana Gjata?

"Who knows".

Të fundit