Flash News

KRYESORE

Video/ Del skema 3D e masakrës në Vlorë, si i ekzekutoi Ritvan Zykaj kushërinjtë një e nga një

Video/ Del skema 3D e masakrës në Vlorë, si i ekzekutoi Ritvan

Është ndërtuar video 3D e masakrës së një dite më parë në Selenicë të Vlorës, ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj ekzekutoi një e nga një me kallashnikov 8 pjesëtarë të një familje, njëherësh kushërinjtë e tij.

Grafika e gjithë ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik është ndërtuar nga ‘News 24’, dhe tregon skemën e momentit të masakrës, një nga më të rëndat në vitet e tranzicionit.

Në video shikohet i riu, i cili me armë zjarri në dorë vret të afërmit e tij, mes tyre edhe dy fëmijë, motër e vëlla me njëri-tjetrin.

Autori u kap sot nga policia në orët e para të mëngjesit pas një operacioni të gjatë ndjekjeje që prej pasdites së djeshme.

Të fundit