Flash News

KRYESORE

Video/ Dënoi dhunën ndaj policisë, Vasili i kujton Ramës 21 Janarin: Sot qurrepsesh, 8 vjet më parë i qëlloje me drunj e hunj

Video/ Dënoi dhunën ndaj policisë, Vasili i kujton Ramës 21

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili e ka kthyer kryeministrin Edi Rama tetë vjet pas në kohë, duke i kujtuar 21 janarin.

Ndërsa e demonstron edhe me pamje, Vasili i drejtohet Ramës se sot dënon në daljet publike dhunën ndaj policisë, por harron se në 21 janar PS përdori ndaj tyre drunj e hunj. Madje, ai i kujton edhe rastin e Amarildo Yzeirit, policit simbol që mbrojti flamurin gjatë protestës së dhunshme.

Reagimi i Vasilit:

Kryeministri dje dhunues i policise dhe i flamurit, sot qan si krokodil per te.(video)

Historia e ketij kryeministri eshte banalisht historia e nje genjeshtari ordiner maniak te karriges se pushtetit,sepse pa te cilen eshte me pak se hiçgje.

Ky qe sot qan e qurrepset per respektin qe gjoja ka per policine, ne 21 janar te 2011 e dhunonte si kriminel policine me drunj hunj e molotov bile perdorte edhe flamurin kombetar si mjet lufte,pasi i tille anti flamur eshte.

Sapo erdhi ne pushtet po ky kryeminister ne vend qe te ngrinte,perkundrazi e uli ne detyre Amarildo Yzeirin policin simbol qe mbrojti flamurin ne kulmin e dhunes se urdheruar nga ky mashtrues qe eshte sot ne krye te qeverise.

Ndaj shiheni videon dhe ju perseris,refuzoni te degjoni nje mashtrues kryeminister qe genjeshtren e ka te vetmin dimension te vertete te tij.

Të fundit