Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Nafta për jahtin kushton 50 lekë/litri, për fermerin 170 lekë

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Nafta për jahtin kushton 50

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale një video nga qytetari të ardhur në drejtim të tij.

Në të shihet një jaht luksoz teksa furniohet me naftë dhe kjo ka sjellë dhe reagimin e ish-kryeministrit, i cili denoncoi absurdin që ndodh në Shqipëri.

Sipas denoncimit të Berishës, litri i naftës për jahtin në Shqipëri kushton 50 lekë, ndërsa për fermerin 170.

"Miliardieri blen naften ne Sarande per jahtin e tij te famshem me 50 leke litrin kurse fshatari i Mokres e blen po nga narkoshtetit 170 leke! Ky eshte Edvini ure per miliardieret gjakpires per fermeret!" shkruan Berisha.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1104994803262991/

Të fundit