Flash News

KRYESORE

Video/ Denoncimi i PD: Mjekët transportojnë të dyshuarën me COVID-19 pa mjete mbrojtëse

Video/ Denoncimi i PD: Mjekët transportojnë të dyshuarën me

Ish-deputeti i Partisë Demokartike Bardh Spahia publikoi një video mbrëmjen e të shtunës, ku shfaqet një mjet autoambulancë që shoqëron një paciente, që sipas pretendimit të Spahisë, dyshohet se e sëmura është me koronavirus. Megjithatë, përtej kësaj, Spahia denoncon, sipas tij, se mjekët që shoqërojnë pacienten e sëmurë nuk kanë mbrojtjen e duhur për t`i mbrojtur ata nga vetë njerëzit rreth tyre.

“Fatkeqësisht për të gjithë ne, papërgjegjëshmëria e kësaj qeverie vazhdon me të njëjtat përmasa kriminale! Zonja në video e ardhur nga Anglia, po transportohet nga banesa e saj tek infektivi, pasi ka njoftuar se ka shenja të dyshuara COVID-19. Siç shihet, personeli i ambulancës nuk ka mbrotjen e duhur në veshje edhe pse ka një rast të dyshuar!!!! Dhe siç shihet, edhe mjeku ka shënuar në kartelë, nuk ka veshje speciale per ta vizituar!!!

Teksa rastet e të prekurve po rriten, ende nuk janë marrë masat për pajisjen e personelit me veshje mbrojtëse, cka i mbron ata vetë por edhe njerëzit rreth tyre? Si mund të jetë papërgjegjshmëria në përmasa kaq kriminale? A e kupton njeri nga vendimmarrësit se personeli mjekësor bëhet kështu bartës i virusit duke rrezikuar koleget, familjet dhe te gjithe qytetaret????”, shkruan Spahia. Ai ka publikuar dhe kartelën e pacientes, ku shkruhet se e sëmura dyshohet se është e infektuar me Covid-19.

https://www.facebook.com/100009522289777/videos/pcb.2561707650823286/2561706670823384/?type=3&theater

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2561706540823397&set=pcb.2561707650823286&type=3&theater

Të fundit