Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Denoncimi i PD për Manjola Cakonin, Rama: Neveritem kur shoh se si hienat shfaqen në formën e personit publik

VIDEO/ Denoncimi i PD për Manjola Cakonin, Rama: Neveritem kur shoh se si

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike lidhur me rastin e Manjola Cakonit, nëna e Alessios, e cila humbi bashkëshortin dhe vajzën nga tërmeti i 26 nëntorit, e cila dëshmoi se është lënë në harresë nga Qeveria dhe i ishte bërë presion nga kreu i qeverisë pas intervistës në media.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama pretendon nëpërmjet dëshmive të të tjerëve dhe dokumenteve se e vërteta është krejt ndryshe.

Familja ka marrë në dhjetor 2019 si mbështetje financiare, shumën prej 10 milion lekësh të vjetra, që qeveria ia akordoi çdo familjeje që humbi të afërmit në tragjedi. Po në Dhjetor, qeveria shqiptare miraton një listë me emrat e familjarëve të viktimave që do t’u dhuroheshin apartamente të reja banimi. Mes tyre edhe Manjola Cakoni, e cila do të hynte në këtë muaj në banesë, bashkë me Alesion.

Apartamenti i blerë tek ndërtuesit nga bashkia Kamëz i dhurohet më pas me një kontratë dhurimi, Manjola Cakonit. Rama publikoi edhe kontratën e dhurimit, firmosur para noterit nga Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli dhe përfituesja, Manjola Cakoni. Ndërkohë qeveria mori përsipër mbulimin e shpenzimeve funerale për ceremonitë mortore të të afërmve të tyre.

Zëvendësministrja e Financave, Dajna Sorensen, shpjegoi se Alesio përfiton tanimë çdo muaj një bursë shkollimi në shumën 15.000 lekë të reja, së bashku me një pension familjar. Sorensen theksoi se strukturat e shërbimit social shtetëror kanë trokitur disa herë në derën e Manjola Cakonit, për të mundësuar punësimin e saj.

Kryeministri Rama shprehet se ka përjetuar me keqardhje dhe me një ndjesi neverie, abuzimin me të ëmën e Alesios dhe shton më tej se etika e medias dhe e politikës duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsumuar në publik mishngrënie e njerëzve në nevojë, e njerezve në sekëlldi, e njerezve të traumatizuar dhe duhet t’i referohet fakteve.

“Në rastin konkret kam përjetuar me keqardhje dhe me një ndjesi neverie, abuzimin me të ëmën e Alesios, e cila është një grua e rënduar psikologjikisht dhe emocionalisht nga një tragjedi qe nuk kalon kurrsesi pa lënë gjurmë. Ndërkohë që mendoj se etika e medias dhe për më teper e politikës duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsumuar në publik njësoj si në një restorant, në një klub ku hahet mish, mishngrënie e njerëzve në nevojë, e njerezve në sekëlldi, e njerezve të traumatizuar dhe duhet t’i referohet fakteve. Padiskutim që do të ishte shumë njerëzore, do të ishte e lavderueshme nga pikëpamja etike që pa e abuzuar, pa e konsumuar, pa e dhunuar, imazhin fizik në tregun mediatik dhe politik, te hulumtoheshin faktet dhe të shihej nëse unë dhe qeveria i kemi braktisur apo u kemi qendruar pranë jo vetëm Manjolës dhe Alesios por të gjithë familjeve", tha Rama.

"Neveritem kur shoh se si hiena që e ka vendin në kategorinë më të ulët të kafshëve të  pyllit, shfaqen në formën e personit publik, në formën e logos mediatike, në formën e përfaqësuesit politik, në formën e flamurit partiak dhe ha mish njeriu, duke i ftuar të gjithë në një orgji mishi dhe dehjeje me demek ndienjën e solidaritetit dhe keqardhjes. Nuk është as solidaritet dhe as keqardhje. Ky është shpërdorim, abuzim, shpërdorim, dhunim i njerëzve", theksoi Kryeministri, duke iu referuar kështu një deklarate të Presidentit Ilir Meta.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3141434565983009/

Të fundit