Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Denoncimi i qytetarit të dëmtuar nga tërmeti: Asnjë lekë nga qeveria, s’di sesi do ta pres këtë dimër

VIDEO/ Denoncimi i qytetarit të dëmtuar nga tërmeti: Asnjë

Partia Demokratike vijon me publikimin e denoncimeve të qytetarëve, të cilët akuzojnë qeverinë se i ka lënë në harresë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Së fundmi, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka qenë në Mamurras ku ka takuar Ali Ukën, i cili prej 9 muajsh fle në çadër së bashku me familjen e tij.

Ai tha se nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet për fatin e shtëpisë së tij dhe se nuk ka marrë asnjë bonus financiar për rindërtimin e saj. Nga pamundësia për të jetuar në një çadër të thjeshtë, ai e ka përforcuar atë me materiale nga shtëpia e shembur. Jetesa në këtë banesë të improvizuar bëhet akoma më e vështirë për nusen e djalit të tij që është shtatzënë.

Ndihmat nga shteti kanë qenë pothuajse zero, teksa vetëm Kryqi i Kuq i ka ofruar familjes së tij bonus për përballimin e shpenzimeve.

Ali Uka: Unë jam Ali Idriz Uka, nga fshati Fushë-Mamurras i rrethit Kurbin. Kemi ndenjur në çadër mbrapa, ngaqë shtëpia e vjetër gjithnjë e duke u shembur, mora materialet dhe bëra shtyllat dhe mora llamarinat e vjetra, vura tjegullat, çatinë, edhe çuni me nusen atje dhe unë me gruan time këtu. Na ka ndihmuar Kryqi i Kuq. Na ka dhënë tre radhë nga 408 mijë lekë.

Belind Këlliçi: Po qeveria që e ka për detyrë? Qeveria vetë ka dhënë gjë?

Ali Uka: Asnjë lekë s’kam parë nga qeveria! Po mua me më pas dhënë lekë, unë kisha hyrë tek shtëpia ime 5-6 muaj isha në shtëpi të re. Nusen e djalit e kam shtatzënë.

Belind Këlliçi: Në çadër, jeton në çadër më duket?

Ali Uka: Në çadër, dhe sa më shpejt me më dhanë që të bëj shtëpinë, ose te bien e ta bëjnë, të bien materialet, ustallarët e ça do shtëpia. Tashti dimri dhe erdh. Unë s’di sesi do ta pres këtë dimër, me thanë që do ta pres me dur hapt, s’mun e thom. Shtëpia do të ishte bo e jo vetëm mu po komplet si fshat. Po të ishin nda lekët ishte bo shpia. Gjithsekush do e kishte ……shtëpinë e vet.

Belind Këlliçi: Ke të drejtë!

Ali Uka: Kohë e gjatë, nëntë muaj!

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/613220546010584/

Të fundit