Flash News

KRYESORE

Video/ Denoncimi i Ina Zhupës: Erioni Betonit përdor sërish komunitetin rom për të bërë propagandën e tij

Video/ Denoncimi i Ina Zhupës: Erioni Betonit përdor sërish

Mashtrimin e radhës e ka cilësuar zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, materialin e shpërndarë nga bashkia e Tiranës pak ditë më parë sa i takon situatës në të cilën gjendet komunitetit rom në Tiranë.

“Realiteti ishte krejt ndryshe nga videot që përgatit ushtria e PR të bashkisë kur Erioni ndodhet për vizitë në Shqipëri”, shkruan Zhupa në rrjetin social Facebook teksa e shoqëron postimin edhe me një video, që sipas saj, dëshmon mashtrimin e kryebashkiakut.

Postimi i plotë i Ina Zhupës

Një mashtrim i radhës i Erioni Betonit. Farsa në kurriz të komunitetit rom me qëllim propagandën e “heroit” Veliaj.

Në kronikat e pergatitura që ju shperndan mediave me email, Veliaj na u shfaq me komunitetin rom ne Shkozë me datë 13 shkurt 2018 për të deklaruar: “ Sot e them me krenari që jemi qyteti-kryeqyteti i vetem në Europe që nuk ka nje komunitet rom që jeton në një lagje me tenda në territorin e qytetit”.

Sa e pamë bashkë me ekipin tim ishim te bindur që ishte mashtrimi i rradhës. Nuk është hera e pare që perdor komunitetin rom për të bërë propaganden e tij.

Shkuam në Shkozë me 15 shkurt , për të parë nëse ishte e vertete deklarata e Veliajt. Aty takuam pjesë nga komuniteti rom që jetonin në tenda të sajuara, pa kushte, me nevoja për ilace dhe me probleme te shumta. Realiteti ishte krejt ndryshe nga videot qe pergatit ushtria e PR të bashkise kur Erioni ndodhet për vizite në Shqipëri.

Ne videon më poshtë keni: videon mashtruese të kryebashkiakut të kullave, Erioni Betonit dhe videon e thjesht me zë dhe figure, me emra konkret ku flasin dhe tregojnë kushtet pjesetare të komunitetit rom në Shkozë.

 

 

 

Të fundit