Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Denoncimi, mbijetesa ndaj urisë është instikt më i fortë se ajo ndaj coronavirusit

VIDEO/ Denoncimi, mbijetesa ndaj urisë është instikt më i

Nëse ditët e karantinimit do të zgjasin më shumë se ajo çfarë mund ta mendojmë pamje të tilla, si ato të historisë së mëposhtme,  do të jenë shumë më të shpejshta.

Ka qenë ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi , e cila në një postim në rrjetet sociale ka sjellë historinë e një qytetari që mbledh kanaçe në Bulqizë dhe që nuk rri dot në karantinë si shumë të tjerë, sepse instikti i mbijetesës për shkak të urisë është shumë më e fortë se sa ajo ndaj një ‘armiku të vogël’ që nuk arrin ta shohë si ky koronavirus i ri.

Bëhet fjalë për Sabitin, i cili jeton mbledhur kanaçe tek mbetjet ushqimore në Qafë Buall.  Dita kur ai nuk do të dalë të mbledhë kanaçe për të fituar 3 mijë lekë të vjetra në ditë, do të jetë dita e urisë për familjen.

“Fatkeqësisht, familjet si ajo e Sabitit, janë me mijëra në Shqipëri. Ndryshe nga sa predikon kryeministri, ata as nuk bëjnë dot joga, as nuk kanë luksin të ushqehen dot 2 herë në ditë.

Duke mos marrë asnjë masë që i ndihmon ata, qeveria i ka lënë më të varfrit të përballen vetëm me 2 alternativa: me koronavirusin ose me urinë”, shkruan ish-deputetja Çupi.

Të fundit