Flash News

KRYESORE

Video/ Deputeti Balliu me banorët e ‘Unazës së Re’: Nuk ka më zgjidhje politike, përveç revoltave qytetare

Video/ Deputeti Balliu me banorët e ‘Unazës së Re’:

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është shprehur se kryeministri Rama është i frikësuar deri në palce nga protesta e 16 shkurtit e opozitës së bashkuar. Në një takim me banorët e ‘Unazës së Re’, ai paralajmëroi kryeministrin se as bllokimi i rrugëve dhe as presionet ndaj qytetarëve nuk do t’i ndalojnë shqiptarët të jenë në shesh.

“Tani nuk ka më zgjidhje politike, përveçse revolte qytetare. Qeveria e sotme mbahet në këmbë vetëm nga bandat. Ka kohë që kryeministri nuk pritet më nga zyrtarët evropian. Protesta e 16 shkurtit nuk është protestë politike, as partiake por varet e ardhmja e vendit”, deklaroi ndër të tjera Balliu.

Banorët e ‘Unazës së Re’ kanë premtuar se do të jenë pjesë e protestës së ditës së shtunë, që synon largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Rama i frikësuar nga protesta e opozitës? Të shtunën do largohet 150 kilometra larg Tiranës

Të fundit