Flash News

KRYESORE

Video/ Deputeti i PD denoncon ministrin e Bujqësisë: Skandal në kurriz të banorëve për t’i bërë “qokën” një militanti

Video/ Deputeti i PD denoncon ministrin e Bujqësisë: Skandal në

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi denoncon një skandal në kurriz të banorëve të Divjakës. Sipas tij, referuar edhe një video të publikuar në facebook, Murrizi thekson se rezervuari i fshatit Kryekuq po derdhet qëllimisht në Lagunën e Karavastasë që të boshatiset për t’i bërë “qokën” një militanti.

“Nje skandal ne kurriz te fermerëve te Kryekuqit.

Rezervuari i fshatit Kryekuq bashkia Divjake, derdhet ne Lagunen e Karavastas, qe te boshatiset ,se partia, bashkia dhe Ministria e Bujqesise, duan ti bejne “ qoken” nje militanti.

Ky rezervuar me nje siperfaqe rreth 20 hektare qe prej me shume se 50 vitesh perdorej per te vaditur tokat e fshatit Kryekuq, ka tre dite qe me urdher te partise, Ministrise se Bujqesise dhe bashkise, derdhet kot ne lagunen e Karavastase.

Kur fermeret kane patur nevonje per ujitjen e tokave te TYRE, ky rezervuar nuk eshte lejuar te hapet per vaditje.

Tani me nje urdher te harbuteve qe tallen me kete popull, po zbrazet per ta kthyer ne parcele qe me pas tia japin ndonje fundërrinë qe i ka sherbyer dhe i sherben pushtetit kriminal te individeve te inkriminuar.

Prokuroria e Lushnjes duhet te nise menjehere proçedim ndaj kujdo urdheruesi per kete KRIM, nese nuk jane te tredhur nga qeveria”, shkruan deputeti.

Të fundit