Flash News

KRYESORE

Video/ Deputeti i PD rikthehet në Kuvend, i përplas në fytyrë Ramës ligjin e Arsimit të Lartë

Video/ Deputeti i PD rikthehet në Kuvend, i përplas në

Në seancën e sotme, një pjesë e deputetëve të opozitës së bashkuar ishin të pranishëm në Kuvend, për të diskutuar propozimin e LSI, një ditë pasi depozitoi dy amendamente për t’i dhënë zgjidhje protestës së studentëve.

Deputeti  i PD, Luçiano Boçi u lejua vetëm disa minuta të flasë për situatën e krijuar prej ditësh në Tiranë, dhe tha: Shprehim mbështetjen tonë për protestën e studentëve, që janë ngritur kundër sistemit dhe oligarkisë. Ata u ngritën kundër zhvatjes ndaj tyre dhe ndaj familjes së tyre. I ka hedhur kjo qeveri kundër, ndaj jemi sot këtu. Abrogoni ligjin për arsimin”.

Më pas, Ruçi i ka ndërprerë fjalën dhe në shenjë proteste, deputeti i ka hedhur Ramës në fytyrë ligjin e Arsimit të Lartë nga foltorja e Kuvendit.

Të fundit