Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Deputeti i PS kërcënon qytetarin gjatë takimit elektoral: Mbylle se të erdha aty

VIDEO/ Deputeti i PS kërcënon qytetarin gjatë takimit elektoral:

Një qytetar nga Lushnja ka shkruar për JOQ dhe ka dërguar disa pamje që veçse imazhe për një politikë të shëndoshë siç pretendohet nuk janë.

Përshëndetje JOQ! Në një fshat të Lushnjës teksa po bëhet fushata, kryetari i Partisë Socialiste, Bujar Çela, zihet dhe debaton ashpër me banorët pjesëmarrës sepse i tha disa të vërteta që me sa duket Bujarit nuk i pëlqyen”, përfundoi qytetari.

Bujar Çela është deputet i qarkut Fier në Kuvend dhe ai është denoncuar jo më larg se vjeshtën e shkuar për abuzim me imunitetin e tij duke zaptuar rreth 2 metra e gjysm trotuarin e rrugës, pronë publike, në mënyrë që të ngrejë gardhin rrethues për shtëpinë e tij në Lushnjë. Ndërkohë për një veprim të tillë nuk kishte marrë leje tek IKMT-ja dhe drejtori i këtij institucioni nuk ishte fare në dijeni të këtij fakti.

 

Të fundit