Flash News

KRYESORE

Video/ Deputeti i ri flet për marrëveshjes PS-PD-LSI: Rama ta harrojë se do anashkalojë opozitën parlamentare

Video/ Deputeti i ri flet për marrëveshjes PS-PD-LSI: Rama ta

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka cekur atë çka përflitet nëpër korridoret e politikës se kryeministri Rama do të bëjë një marrëveshje me kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në vend.

Në emisionin ‘Dritare’, Valteri tha se nëse do të ndodhte një marrëveshje e tillë do të ishte në dëm të shqiptarëve.

“Gjithë shqiptarët po thonë sot se Rama, Kryemadhi dhe Basha do bëjnë prapë marrëveshje, çdo marrëveshje që do bëjnë bashkë do të jetë në dëm të shqiptarëve dhe nëse ulen për të diskutuar duhet të kuptojnë se sot kanë ndryshuar palët, palët jemi ne dhe Rama ta harrojë se bën marrëveshje politike me PD dhe LSI duke anashkaluar opozitën parlamentare. As LSI dhe PD nuk futen në zgjedhje pa kaluar nga unë e opozita parlamentare”, u shpreh deputeti.

Lidhur me një marrëveshje të tillë, asnjëra nga palët nuk e ka pranuar, duke e refuzuar në mënyrë kategorike.

Të fundit