Flash News

KRYESORE

Video/ Deputeti Maliqi sherr me zv/ministren: Nëse bëhen zgjedhjet, kthehemi në diktaturë

Video/ Deputeti Maliqi sherr me zv/ministren: Nëse bëhen zgjedhjet,

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, debatoi me zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda për zgjedhjet e 30 qershorit.

Deputeti tha në emisionin “Dritare me Rudinën” se nëse do të këtë zgjedhje të dielën Shqipëria rrezikon të kthehet 30 vite mbrapa njësoj si në regjimin komunist.

Ai gjithashtu kritikoi qeverinë pasi ka mbushur burgjet me qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike, ndërsa sipas tij kriminelët dhe bandat janë rrugëve.

Pjesë nga debati:

Maliqi: Çfarë do të bëj polici. Policia juaj e drogës, e bandave. I ke të lirë kriminelët dhe ju i keni mbushur njerëzit për energji elektrike. Bandat i ke rrugëve.

Voda: Flas me gjuhën e zv/ministres. Kush do ta cenojë procesin do të shkojë në burg, kush do ta cenojë do të arrestohet.

Maliqi: Po të bëhen zgjedhjet do të bëhet diktaturë. Kryeministri është hajdut, kanë ikur 300 mijë persona nga Shqipëria.

Të fundit