Flash News

KRYESORE

Video/ Deputetja e PD: Me këto pamje nga Vlora i uroj kryeministrit ‘mirëmëngjes’

Video/ Deputetja e PD: Me këto pamje nga Vlora i uroj kryeministrit

Deputetja e Partisë Demokratike në Vlorë, Nada Meçorapaj ka ironizuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, ndërsa ka publikuar pamje nga mëngjesi i sotëm në rrugët e Vlorës, ku edhe vetë Rama është deputet i këtij qarku.

Në pamje duken qartë se si rrugët e qytetit janë përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut.

“Më këto pamje nga Vlora i uroj Mirëmëngjesi Kryeministrit! Me çfarë ka tepruar nga projektet e tjera të Rilindjes urbane u bë i mundur venecizimi i Vlorës.

Mezi presim fishekzjarrët që do të ndriçojnë qiellin, detin dhe rrugët lumore të qytetit.

Mos harro gondolat!”, shkruan me ironi deputetja.

Të fundit