Flash News

KRYESORE

Video/ Dëshmia e fortë e prokurorit italian: Në Shqipëri do të vinin 14 ton kokainë nga Venezuela me nëndetëse

Video/ Dëshmia e fortë e prokurorit italian: Në Shqipëri do

Në emisionin ‘Narcotica’ e transmetuar mbrëmë vonë në ‘Rai3’ janë zbardhur detaje të forta lidhur me operacionet kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ku e përfshirë ka qenë edhe mafia shqiptare.

Prokurori italian që koordinon hetimet nga Shqipëria, Francesco Mandoi ka rrëfyer se si autoritetet italiane kanë zbuluar dhe më pas kanë bllokuar një sasi prej 14 ton kokainë që do të vinte nga Venezuela për në bazën e Porto Palermos në Shqipëri, me nëndetëse.

“Përmes hetimeve tona, ne arritëm të bëjmë të mundur që të shkatërronim një organizatë që kishte në plan transportimin e drogës me anë të nëndetëseve në Porto Palermo. Në këtë plan parashikohej të sillej 14 ton kokainën në Shqipëri me nëndetëse, duke e marrë në Amerikën Latine’, është shprehur prokurori italian Mandoi.

Të fundit