Flash News

KRYESORE

Video/ Dëshmia prekëse në gjykatë: Na tërhoqën zvarrë bashkë me gruan, djali 7 vjeç mbeti në rrugë

Video/ Dëshmia prekëse në gjykatë: Na tërhoqën

Lulëzim Dozhani, një prej protestuesve të arrestuar të ‘Astirit’ ka rrëfyer sot në sallën e gjyqit  në Gjykatën e Tiranës se si është arrestuar bashkë me gruan e tij, e për pasojë djali i tyre 7 vjeç mbeti në rrugë, të enjten që shkoi.

Ai ka apeluar që të lirohet njëri prej tyre që të përkujdeset për fëmijën e mitur, ndërsa tregon se janë keqtrajtuar në komisariat.

“Jam arrestuar me gjithë gruan time dhe doja të merrja djalin 7 vjeç nga shkolla. U thoja lini njërin të marrë fëmijët, por na çuan në komisariat. Nuk na kanë lënë asnjë mundësi të kontaktonim me të afërmit tanë që të merrnin djalin nga shkolla.

Fëmija ka shkuar në shtëpi, por gjeti shtëpinë e mbyllur. Ka pasë ftohtë e uri, por është ushqyer të komshinjtë, ne jena tërheq zvarrë nëpër komisariate e nëpër burgje”, shprehet Dozhani.

Të fundit