Flash News

KRYESORE

Video/ Dhjetëra autoblinda të policisë rrethojnë Tiranën, pak para protestës së opozitës

Video/ Dhjetëra autoblinda të policisë rrethojnë

Me dhjetëra autoblinda të policisë kanë rrethuar kryeqytetin shqiptar, madje ndodhen edhe në brendësi të tij.

Policia e Shtetit ka marrë masa të forta për protestën që opozita do të nisë sot në bulevardin kryesor të Tiranës. Gjithsesi, në sheshin ‘Skënderbej’ dhe në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku do të protestojnë qytetarët, policia i ka fshehur automjetet e saj në rrugicat aty pranë.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndihen të tmerruar për fatin që qytetarët po vërshojnë drejt Tiranës.

“Noriega dhe Fatzi Xhafa të tmerruar nga qytetarët qeë po vërshojneë në protestë, blinojnë Tiranën”, shkruan Berisha.

Protesta e opozitës do të nisë në orën 11:00.

Të fundit