Flash News

KRYESORE

Video/ Dhunohet fizikisht komisioneri i LSI pak orë para zgjedhjeve

Video/ Dhunohet fizikisht komisioneri i LSI pak orë para zgjedhjeve

Vetëm pak orë para zgjedhjeve disa persona kanë dhunuar fizikisht komisionerin e LSI në Kashar. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë shpallur A. S., 43 vjeç dhe  A. M., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se këta persona  rreth orës 00:30, në afërsi të mbikalimit të Kasharit, kanë dhunuar 45 vjeçarin Ylli Murati, i cili është komisioner i LSI-së në një nga qendrat e votimit në Kashar.

Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.

Të fundit