Flash News

KRYESORE

Video/ Disa ditë para "Sunny Hill Festival", Elvana Gjata publikon pjesë nga performanca

Video/ Disa ditë para "Sunny Hill Festival", Elvana Gjata
Elvana Gjata është një ndër këngëtarët që do të performojë në "Sunny Hill Festival" që do të mbahet në Prishtinë. Ky festival pritet të mbledhë emrat më të njohur të muzikës botërore por krahas tyre do të performojnë dhe këngëtarët shqiptarë. Elvana po përgatitet intensivisht për performancën e saj dhe vetëm pak më parë ka zbuluar disa pjesë nga performanca e saj. Ajo shihet teksa me koreografin Albi Nako i japin disa këshilla trupës për lëvizjet që duhet të bëjnë. Më pas, Elvana i afrohet kameras dhe shprehet duke thënë se mezi po pret dhe se kanë punuar shumë. Elvana do të performojë në këtë skenë me datën 2 gusht dhe janë të shumtë fansat që kanë shprehur mbështetje të madhe për pjesëmarrjen e këngëtares në këtë festival.
 
View this post on Instagram
 

She’s ready are you? See you at #SunnyHillFestival 2/3/4 August @elvanagjataaaa

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) on

Të fundit