Flash News

KRYESORE

Video/ “Do ta thyej kamerën”, këngëtari shqiptar kërcënon gazetaren e ‘ABC News’

Duket se nuk ka qenë në një moment aspak të mirë këngëtari me origjinë shqiptare, Seven Saraçi kur është përballur me një gazetare, ndërsa po relaksohej në një plazh në jug të vendit.

Në momentin që ajo i është afruar, e shoqëruar me kameramanin e saj, Seven ka reaguar keq duke i kërcënuar se do t’ua thyente kamerën nëse nuk do të largoheshin.

Sipas revistës Anabel, gazetarja e emisionit “Edicioni veror” në abc news, kishte përcaktuar një orar për intervistën dhe kishin dy orë duke e pritur.

“Duke qenë se Seven konsiderohet si këngëtar i momentit që gjeneron shumë klikime në Youtube menduam ta intervistonim nga afër. Pas 2 orësh në pritje të tij dhe pas asnjë mesazhi anulimi paraprak ndodh edhe ky incident!”, sqaroi ajo për “Anabel”.

Pas incidentit, këngëtari ka reaguar duke theksuar se kamera nuk kishte marrë asnjë leje për të hyrë në një zonë private.

Të fundit