Flash News

KRYESORE

Video/ Drejtori i Policisë apelonte shoferët të jenë të kujdesshëm, pas tij ndodh aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Video/ Drejtori i Policisë apelonte shoferët të jenë të

Ndërsa mblodhi mediat për të apeluar të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm sidomos tani në pikun e sezonit turistik, pas krahëve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore, Mitat Tola shënohet një aksident automobilistik.

Siç duket edhe nga video, pas minutës së pestë, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën në autostradën Tiranë-Durrës, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Në këtë dalje, Tola apeloi shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos tejkalojnë shpejtësinë mbi normat e lejuara dhe të jenë të kujdesshëm në timon, për shmangien e aksidenteve në rrugë.

Ndiqni videon:

Të fundit