Flash News

KRYESORE

Video/ Drogë nga Vlora në Tiranë, arrestohen 5 persona; Skema që ndiqnin për t’i shpëtuar policisë

Video/ Drogë nga Vlora në Tiranë, arrestohen 5 persona; Skema

Janë vënë në pranga pesë persona, pasi u kapën me një sasi lënde narkotike , 20 kg lëndë e dyshuar marijuanë, një sasi kokaine, ekstazi, fara kanabisi për kultivim, të cilën po tentonin ta transportonin nga Vlora në Tiranë.

Operacioni për arrestimin e tyre u bë në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në segmentin e quajtur "Plepat", teksa autorët ishin ndarë në dy makina, njëra kishte sasinë e lëndës narkotike, kurse mjeti tjeter qarkullonte në një distancë rreth 1 km larg për të sinjalizuar nëse kishte punonjës policie apo pika kontrolli në rrugë.

“Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në segmentin e quajtur "Plepat", shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy mjete. Njëri nga mjetet qarkullonte në një distancë rreth 1 km larg nga mjeti tjetër, me qëllim sinjalizimin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte lëndën narkotike.

Falë veprimeve të shpejta u bë i mundur evidentimi edhe i mjetit tjetër që dyshohej se transportonte lëndën narkotike dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë bllokimi në të njëjtën kohë i të dy automjeteve, kapja dhe vënia në pranga e 5 personave, konkretisht:

  1. Ll., 33 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, N. L, 35 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, A. M., 47 vjeç, lindur në Vlorë, A. P., 34 vjeç, lindur Fier dhe banues në Tiranë dhe E. B., 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” që drejtohej nga shtetasi A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti tip “Passat” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasit E. B., A. P. dhe N. L., i cili shërbente për të kontrolluar nëse kishte punonjës policie apo pika kontrolli në rrugë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, disa fara cannabis sativa dhe një sasi ekstazi.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për verime të mëtejshme”, sqaron policia.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/07/WhatsApp-Video-2020-07-02-at-4.52.57-PM.mp4"][/video]

Të fundit