Flash News

KRYESORE

Video/ “Duam shkollën!” nxënësit dhe prindërit thirrje ministres Nikolla

Video/ “Duam shkollën!” nxënësit dhe prindërit

“Duam shkollën!”, kjo është thirrja e nxënësve në Mengël të Elbasanit për Ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë Elbasan.

Prej një jave ata janë në protestë bashkë me prindërit dhe kanë bojkotuar procesin mësimor, duke kërkuar rikthim në shkollën e tyre, e cila rezulton të jetë në gjendje të mirë për zhvillimin e mësimit.

Pranë tyre ka qenë dhe deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili ka publikuar videot në Facebook ku fëmijët i bëjnë thirrje ministres Lindita Nikolla të reagojë.

Reagimi i Luçiano Boçit:

DUAM SHKOLLËN!!!

Kjo është thirrja që nxënësit në Mengël të Elbasanit, i kanë drejtuar sot Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Elbasan.

Prej një jave ata janë në protestë bashkë me prindërit dhe kanë bojkotuar procesin mësimor, duke kërkuar rikthim në shkollën e tyre, e cila rezulton të jetë në gjendje të mirë për zhvillimin e mësimit.

Një javë është goxha shumë, që Ministrja e cila fle mbi paaftësinë e saj lapidare, t’i jepte një përgjigje këtyre fëmijëve.

Por papërgjegjshmëria dhe arroganca e kësaj Ministrie s’ka të dytë.

Në vend që të angazhojë prej tre muajsh stafin “bazhibozuk” për të bërë padira qesharake, ajo duhet t’i kishte dhënë zgjidhje situatës absurde me nxënësit e Mengëlit që dërgohen si “sardele” në Elbasan për të bërë mësim me turne.

Megjithatë sot fëmijët i kanë dhënë flakurinën e parë të hidhur turinjve, kësaj papërgjegjshmërie e prepotence.

Kanë hyrë vetë në shkollë duke hapur derën.

Janë ulur në bangat e tyre e kanë kërkuar fillimin e mësimit.

Thirrjet e tyre “Duam shkollën” dhe protesta e tyre kuotimplotë janë paralajmërimet e fortunës që po vjen.

Këmbanat po oshëtijnë...

Të fundit