All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

VIDEO/ “Duam ujë!”, sezoni turistik i gjen në të thatë qytetarët e Vlorës: Rama dhe Leli kanë taksa, jo zgjidhje për vlonjatët

VIDEO/ “Duam ujë!”, sezoni turistik i gjen në të
All - Paragraf - 1

Sezoni turistik i ka gjetur pa ujë qytetarët e Vlorës, në çelje të sezonit turistik. Zona turistike e Orikumit në Vlorë ka mbetur pa ujë. Në mbledhjen e sotme të bashkisë, të pranishëm kanë qenë qytetarë të cilët me pankarta në duar kanë kërkuar të merren masa nga bashkia.

All - Paragraf - 3

Edhe deputetja demokrate e Vlorës, Nada Meçorapaj ka reaguar për situatën. “Ata i konsiderojnë gënjeshtarë Kryeministrin dhe Kryetarin e Bashkisë së Vlorës. Rama dhe Leli kanë taksa, por jo zgjidhje për vlonjatët. Premtime, por jo realizime”, shkruan ndër të tjera Meçorapaj.

Reagimi i plotë i deputetes Nada Meçorapaj:

Sezoni turistik 2018 i gjen pa ujë qytetarët e Orikumit. Dhjetra prej tyre u futën sot në Bashki dhe bllokuan mbledhjen e Këshillit bashkiak të Vlorës me një kërkesë të thjeshtë “Duam ujë!”. Të tjerë vlonjatë, të shpronësuarit e Transballkanikes, u bashkuan me ta me një kërkesë tjetër “Duam dëmshpërblimet!”.

Ata i konsiderojnë gënjeshtarë Kryeministrin dhe Kryetarin e Bashkisë së Vlorës.

Rama dhe Leli kanë taksa, por jo zgjidhje për vlonjatët. Premtime, por jo realizime.

Partia Demokratike i njeh dhe e di mirë këtë dhe qëndron, sot dhe nesër, hap më hap dhe sup më sup me qytetarët e gënjyer dhe zhgënjyer nga pushteti i Ramës dhe Lelit.

Të fundit