Flash News

KRYESORE

Video duke kënduar bashkë në club, Eneda Tarifa flet për Saimir Tahirin: Nëse s’do ishte politikan, do ishte këngëtar fantastik

Video duke kënduar bashkë në club, Eneda Tarifa flet për

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka komentuar një nga videot që pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit, teksa shfaqej në disa momente edhe dorë për dore, me Saimir Tahirin duke kënduar në skenën e një lokali nate në Tiranë.

E ftuar në ‘Pop Culture’, Tarifa tha se edhe pse një personazh publik, edhe ish ministri ka të drejtë të argëtohet si çdokush tjetër, ndërsa sa i takon anës muzikore, ajo tha se Tahiri ka vesh të mirë muzike.

“Ishte shumë këndshëm, ai kishte ardhur si klient, siç ka të drejtën çdo njeri që të argëtohet clubeve të Tiranës.

Në skenë kap për dore këdo që vjen, e marr dhe e trajtoj mirë sepse një club nate do që të jesh e dashur me ata që ke përpara dhe në skenë. Nuk e kuptoj çfarë kishte kaq shumë për të komentuar në fakt, se edhe ai ka të drejtë të gëzojë edhe pse është personazh publik.

Në kuptimin personal e njoh aq sa për të thënë se Saimiri ka vesh muzike të jashtëzakonshëm, arrin të bëjë edhe back-vokale, zëra të dyta, kështu nëse nuk do ishte politikan mendoj se do ishte këngëtar fantastik. Është njohës shumë i mirë i muzikës”, tha Tarifa.

Të fundit