Flash News

KRYESORE

Video/ Durrës, qytetari filmon hajdutin duke vjedhur në një banesë

Video/ Durrës, qytetari filmon hajdutin duke vjedhur në një

Ditën e djeshme, në qytetin e Durrësit, një qytetar ka pikasur një shtetas, i cili po hynte nga ballkoni i një apartamenti në ndërtim ka njoftuar Sallën Operative.

Policia ka ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë autorin, shtetasin me inicialet A.V 27 vjeç, banues në Durrës.

Policia njofton se shtetasi A.V më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.3, Durrës është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë sende të ndryshme në një pallat në ndërtim, duke u futur nga ballkoni i një apartamenti.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasi i mësipërm dyshohet edhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme:

  1. Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr.7 , Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S.D.
  2. Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr.8 Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S.U.
  3. Më datë 08.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur servisin e shtetasit A.S.
  4. Më datë 14.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit M.J.

Në cilësinë e provave materiale iu gjetën dhe sekuestruan mjetet që përdorte për kryerjen e veprës penale si: kaçavida, doreza, pinca.

Po dje policia e Durrësit ka arrestuar edhe shtetasin me inicialet E.P 39 vjeç. Sipas uniformave blu ky shtetas është kapur në flagrancë duke vjedhur një lokal ndërkohë që gjatë veprimeve hetimore të kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasi i mësipërm dyshohet edhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme:

  1. Më datë 30.09.2017, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se ka vjedhur një lokal të menaxhuar nga shtetësia E.H.

2.Më datë 03.02.2018, në lagjen Nr.11 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit I.R.

  1. Më datë 08.02.2018,në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit F.V.
  2. Më datë 10.02.2018, në lagjen Nr.6 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit A.T.
  3. Më datë 10.02.2018, në lagjen Nr. 13 Plazh dyshohet se ka vjedhur më thyerje lokalin në pronësi të shtetasit S.B.

 

 

Të fundit