Flash News

KRYESORE

Video/ Dy amerikanë të vegjël në sheshin e protestës, nuk i binden Ambasadës Amerikane

Video/ Dy amerikanë të vegjël në sheshin e protestës,

Dy amerikanë të vegjël nuk i janë bindur thirrjes së Ambasadës Amerikane për t’u qëndruar larg protestave.

Një vajzë dhe një djalë kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe gazetarëve nga para Kryeministrisë, duke kërcyer me njëri-tjetrin dhe duke bërë qëndresë ndaj qeverisë.

Në një deklaratë publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada u bënte thirrje protestuesve të mos ushtrojnë akte dhune.

“ E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive”, shkruhej në faqen e Ambasadës.

Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 18:30, siç është lajmëruar nga PD.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/05/WhatsApp-Video-2019-05-11-at-17.57.09-1.mp4"][/video]

Të fundit