Flash News

KRYESORE

Video/ Dy gola të shpejtë nuk mjaftojnë, mbyllet pa fitues pjesa e parë e ndeshjes Kroaci – Danimarkë

Video/ Dy gola të shpejtë nuk mjaftojnë, mbyllet pa fitues pjesa

Sfida e 1/8-ave mes Kroacisë dhe Danimarkës është mbyllur në shifrat 1:1.

Danimarka e ka nisur në mënyrën më të mirë ndeshjen ndaj Kroacisë, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e parë. Pas një rivënie të gjatë anësore, Mathias Jorgensen ka goditur në zonë, teksa portieri Subasic ka gabuar në pritjen e tij.

Pas vetëm dy minutash vjen kundërpërgjigja e Kroacisë, me Mandzukic, i cili barazoi rezultatin.

Ekipi që do të kualifikohet do të ndeshet me Rusinë në çerekfinalen e dytë.

Formacionet zyrtare:

Kroacia: Subasiç, Lovren, Vida, Vrsaljko, Rebiç, Modriç, Perisiç, Striniç, Brozoviç, Rakitiç, Mandzukiç

Trajner:Daliç

Danimarka: Shmeikel, Kjaer, Jorngensen, Dalsgardm Knudsen, Kristensen, Delanei, Eriksen, Braithuait, Polsen, Kornelius

Trajner: Hareide

Kroaci: Manxhukiç 4 ‘

Danmarkë: Jorgesen 2

Të fundit