Flash News

KRYESORE

Video e arrestimit/Incidenti pranë burgut në Tiranë, dëshmitari filmon ngjarjen dhe tregon si i’u rrezikua jeta: S’kam parë ndonjëherë kështu

Video e arrestimit/Incidenti pranë burgut në Tiranë,

Incidenti i natës së mbrëmshme pranë burgut 313 në Tiranë shkaktoi terror dhe frikë te qytetarët në një nga zonat më të frekuentuara në kryeqytet, pranë rrugës “Jordan Misja”.

Dy të rinj thyen postbllokun e policisë dhe tentuan t’i ikin duke u arratisur edhe në këmbë.

Në tentativë për t’i ikur policisë, Gentian Koçi në timon dhe Ervin Kodra si pasagjer nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, ndërsa qarkullonin me një fuoristradë “Tuareg”. Ata shkaktuan një sërë trazirash duke përplasur disa automjete dhe dy motorë policie.

Në videon e mëposhtme, duke qartë gjithçka ka ndodhur pas ndjekjes së dy të rinjve si nëpër filma. Motorë të policisë të rrëzuara, dy makina të përplasura ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën, policia e alarmuar, ndërsa dëshmitari në vendin e ngjarjes që komenton videon e tij i alarmuar.

Ndërsa filmon momentin e pas aksidentit ai tregon se ka shpëtuar për hic gjë dhe se s’kishte parë ndonjëherë një skenë të tillë.

Po ashtu, në një moment shfaqet edhe momenti i arrestimit të njërit prej autorëve. Në pranga ranë Gentian Koci dhe Ervin Kodra me dy pistoleta TT.

Deri tani policia nuk ka reaguar për ngjarjen.

Të fundit