Flash News

KRYESORE

Video e atentatit të Arjan Ndojit në Kuvend, flet Halit Valeri pasi u thirr në SPAK: Nuk ma mbyllën gojën

Video e atentatit të Arjan Ndojit në Kuvend, flet Halit Valeri pasi u

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri është thirrur në SPAK një ditë pas publikimit në Kuvend të videos së atentatit të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi i tij, Andi Malopku.

Pas qëndrimit të tij një orë në SPAK, Valteri tha se ka dhënë detaje mbi deklaratat e tij për të shmangur çdo dyshim.

“Shpresoj që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt. Nuk ma mbyllën gojën, por nuk dua të komentoj më shumë sepse ligji është ligj dhe duhet zbatuar.

Të gjitha deklaratave të mia që kam bërë për këtë çështje i qëndroj se njeriu çfarë nxjerr nga goja duhet t’i mbajë.

Duhet të sqaroja të gjitha detajet që të mos lija asnjë fije dyshimi lidhur me ngjarjen”, tha deputeti.

Të fundit