Flash News

KRYESORE

Video e ERTV shkaktoi konfuzion, ministrja Shahini-mediave: Po i bashkangjitem kolegëve dhe ju quaj "kazan"

Video e ERTV shkaktoi konfuzion, ministrja Shahini-mediave: Po i bashkangjitem

Mëngjesin e sotëm në ERTV u publikua një video ku trajtohej rasti i Florinës, mësueses nga Peshkopia, e cila u punësua pasi iu drejtua portalit shqiperiaqeduam.al.

Në fund të videos, Anjeza Maja thoshte se janë marrë masa me shkarkim nga puna të Drejtorit të Arsimit në Dibër, por pa përmendur emrin. Në disa media online  u raportua se është shkarkuar drejtoresha aktuale Brikena Dani.

Për këtë lapsus, ku përgjegjësi kishin vetë punonjësit e ERTV që nuk kanë saktësuar për kë drejtoreshë bëhej fjalë, ka reaguar ministrja Besa Sahahini.

Në një reagim në Facebook, duke i quajtur portalet “kazan’, Shahini shkruan:

“O portale - që për herë të parë po i bashkangjitem kolegëve dhe ju quaj "kazan" - Drejtori i shkarkuar i DAR Dibër është ai i mëparshmi i cili nuk ka respektuar rregullat e punësimit dhe jo Brikena e cila është komanduar tani vonë dhe po vendos rregull në Dibër. 

Dhe - dhe kjo është e rëndësishme - nuk shkarkon Kryeministri punonjës, por e bën eprori apo eprorja pas një procedure të gjatë verifikimi nëpër komisione disiplinore. 🤦🏻‍♀”.

Kujtojmë që Ministrja e Arsimit Besa Shahini është përplasur së fundmi me ish-drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore Dibër, Margarita Markja. Markja është ngritur në protestë për të kundërshtuar zhvendosjen e Drejtorive Arsimore dhe reduktimin e zyrave.

Të fundit