Flash News

KRYESORE

Video/ “E ke mendjen te Tik Llalla”, dënohet fyerja e zv/kryeministrit Braçe ndaj gazetares Lala

Video/ “E ke mendjen te Tik Llalla”, dënohet fyerja e

Drejtuesit e mazhorancës nuk arrijnë të ruajnë qetësinë as kur përballë kanë gazetarë të cilët mundohen të bëjnë detyrën e tyre edhe në kushte ekstreme, siç ka qenë raportimi i ditëve të fundit mes gazit lotsjellës.

E njëjta sjellje është shfaqur dje nga zv/kryeministri Erjon Braçe, i cili në mënyrë arrogante ka fyer disa herë gazetaren Klodiana Lala. Pas insistimit të gazetares për të pyetur Braçen mbi krizën politike dhe situatën jo normale ku ndodhet vendi, ai iu përgjigj duke thënë se “kjo e ka mendjen akoma te Tik Llalla.”

Gazetarja kërkoi sërish shpjegime nga zv/kryeministri për këtë deklaratë, por ai urdhëroi truprojat për ta larguar, ndërkohë që edhe deputeti Paulin Stërkaj e kapi nga krahu Lalën, për ta larguar nga Braçe.

Kjo sjellje e Erjon Braçes është dënuar nga televizioni ‘News 24’, që e konsideron arrogante dhe të papranueshme.

Të fundit