Flash News

KRYESORE

Video/ “E ke pas veshit”. Telefonata në emisionin televiziv që kërcënoi me jetë gazetarin Basir Çollaku

Video/ “E ke pas veshit”. Telefonata në emisionin televiziv

Në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike në bashkëpunim me shoqatat e gazetarëve për të diskutuar për lirinë e medias mungoi Basir Çollaku, gazetar investigativ, njëkohësisht drejtor i informacionit në Shijak Televizion.

Në të njëjtën orë, Çollaku ishte thirrur nga prokuroria, pas një denoncimi që ai bëri disa ditë më parë për një telefonatë kërcënuese që mori në emisionin e mëngjesit në Report TV.

Personi i paidentifikuar deri tani, i kërkoi gazetarit të mos flisë më për bandat dhe drogën pasi “...e ka rreth veshit”. Nuk është hera e parë që gazetari përballet me kanosje e kërcënime për shkak të detyrës për shkak të denoncimeve të ndryshme publike, siç ishte rasti i ‘Zagani’ apo ‘Xhisiela Malokut”.

[video width="720" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/03/Kercenohet-Basir-Collaku.mp4"][/video]

Të fundit