Flash News

KRYESORE

Video/ E ndjekin me motor, politikani qëllohet për vdekje në makinë

Politikani pakistanez Syed Ali Raza Abidi është qëlluar për vdekje në makinë. Ai ishte vënë në shënjestër nga sulmuesit jashtë shtëpisë së tij Karachi.

46-vjeçari udhëhoqi partinë laike Muttahida Qaumi Movement-Pakistan (MQM-P), por dha dorëheqje nga partia në shtator për "arsye personale".

Dy persona të armatosur me motor, e kanë ndjekur deri në shtëpi dhe kanë qëlluar mbi makinën e Abidit. Atentatorët u larguan nga vendgjarja, ndërsa Abidi më vonë vdiq në spital.

Një zëdhënësi i policisë së Karachi  është shprehur për Dawn.com: "Është e vështirë të thuhet motivi i sulmit. Nëse është çështje personale, politike apo fetare. Po hetohet nga të gjitha këndet".

Presidenti Arif Alvi dënoi vrasjen e mikut të tij në një postim në Twitter.

Abidi u zgjodh në Asamblenë Kombëtare të vendit në vitin 2013. Por dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar për tu bashkuar me partinë MQM-P, rivale e partisë PSP. Ndërsa dy anëtarë të Partisë Pak Sarzameen (PSP) u vranë të dielën në Karachi.

Të fundit