Flash News

KRYESORE

Video/Drejtori i Policisë Fier gris banderolen e protestuesve. Baçi: Kujton se të kemi frikë?! S'bëhet kështu karriera!

Video/Drejtori i Policisë Fier gris banderolen e protestuesve. Baçi:

Ditën e sotme gjtaë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Fier ka patur një përplasje mes policisë dhe qytetarëve të cilët janë ngritur në protestë.

Është shefi i policisë të zonës, ai i cili bashkë me policët e tjerë kanë tërhequr banderolën e qytetarëve kundër qeverisë së krimit.

Ndërsa deputeti demokrat Luan Baçi i drejtohet policëve dhe veçanërisht shefit të policisë, “Mendon se ta ka frikën njeri? Nuk ta ka frikën asnjë njeri që më sheh mua gjithë inat? Rrini kot fare; nuk e ruani ju qetësinë e ruajmë vetë ne qetësinë. Bën shumë gabim që gris banderolën e të rinjve. Ata kanë të drejtë të protestojnë. Nuk bëhet karriera duke grisur banderolat".

Në video dëgjohet zëri i një gruaje e cila thirr me zë të lartë, “mos e prek me dorë, hiqi duart”.

Të fundit