Flash News

KRYESORE

Video/ E shpallur në kërkim nga policia pas vrasjes në ish-Bllok, Elvana Gjata publikon këngën e re nga arratia

Video/ E shpallur në kërkim nga policia pas vrasjes në ish-Bllok,

Këngëtarja Elvana Gjata vijon të jetë në kërkim nga policia shqiptare për ngjarjen e 4 tetorit, ku një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur, ndërkohë që arsyet e konfliktit  janë ende të paqarta nga autoritetet.

Megjithatë, pavarësisht ngjarjes së bujshme, Elvana duket se nuk e ka ndërprerë punën në karrierën muzikore. Një ditë më parë, ajo ka publikuar në ‘youtube’ këngën e re të shoqëruar edhe më një videoklip.

Kënga titullohet Shade’ dhe vjen si bashkëpunim me me Poo Bear. Ndiqni videon e mëposhtme, ku Elvana shfaqet mjaft tërheqëse me veshje transparente apo fustanin e kuq.

Sipas të dhënave nga sistemi TIMS, këngëtarja rezultoi se ishte larguar nga Shqipëria vetëm disa orë pas ngjarjes dhe dyshimet e para lidhen me një udhëtim të saj nga Rinasi për në Vjenë e më pas në Gjermani.

Ajo vijon të mbetet në kërkim për të dhënë dëshminë e saj për ngjarjen ku është përfshirë i fejuari i saj, Ervin Mata.

Të fundit