Flash News

KRYESORE

Video/E vërteta e koncensionit në ‘Rrugën e Kombit’: Ku do shkojnë 400 milionë euro dhe kush do t'i marrë

Video/E vërteta e koncensionit në ‘Rrugën e Kombit’:

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka publikuar një video sa i takon dhënies me koncension të ‘Rrugës së Kombit’.

“E vërteta e koncesionit në ‘Rrugën e Kombit’.  Ku do shkojnë 400 milionë euro dhe kush do ti marrë. Kush duhet të ishte në burg në vend të protestuesve kuksianë?!”, thotë Shehaj në rrjetin social Facebook, ndërsa në videon e publikuar bëhet një përllogaritje sesa do të jetë fitimi i koncensionarit te ‘Rruga e Kombit’.

“Të paktën 161 milion euro do të jetë fitimi i koncensionit të ‘Rrugës së Kombit’, sipas kontratës së firmosur me qeverinë shqiptare. Kush do i marrë këto para?

Përfituesit përfundimtarë do të jenë dy biznesmenë shqiptarë, shumë të afërt me kryeministrin Rama, nga 80.5 milionë euro secili.

Ky fitim marramendës do të financohet nga gjithë qytetarët shqiptarë me taksën prej 5 euro, pavarësisht se Shqipëria është nga vendet me rrogat më të ulëta në Europë, mesatarisht vetëm 347 euro në muaj”, thuhet ndër të tjerash në videon e publikuar nga Shehaj.

Të fundit