Flash News

KRYESORE

Video/ E “veshur” me flamurin e Kosovës nga koka te këmbët, pavarësia rikthen Elvana Gjatën në skenë

Video/ E “veshur” me flamurin e Kosovës nga koka te

E veshur e gjitha në blu nga koka te këmbët, rikthehet në skenë këngëtarja Elvana Gjata.

Pas mungesës për një kohë të gjatë, Elvana kishte lajmëruar se do t’ia nisë nga Kosova, me një koncert në 11-vjetorin e Pavarësisë.

Në një intervistë për Klan Kosova, Elvana shfaqet e veshur me një fustan blu dhe me një kapele që dukshëm renditen yjet që simbolizojnë flamurin e Kosovës, të dizajnuar nga Valdrin Sahiti.

Ndërsa nuk preferon të flasë për plane konkrete, por premton një rikthim në tregun muzikor, ajo uron pavarësinë e Kosovës. “Unë s’është hera e parë që flas për dashurinë e Kosovës, shpirti im e di sa e dua këtë vend, nuk e ndajë asnjëherë nga Shqipëria. Kosova më ka arritur artistikisht, dhe i detyrohem shumë”, tha ajo ndër të tjera.

Pas vrasjes në ish-Bllok, ku u përfshi dhe i fejuari i Elvana Gjatës, këngëtarja është larguar nga Shqipëria. Që prej atij momenti, Elvana u largua nga çdo rrjet social dhe jeta publike.

&;

Të fundit