Flash News

KRYESORE

Video/ Edi Rama përgjigje pa fyerje për studentët: Ejani në zyrën time, kam shumë për t’ju thënë

Video/ Edi Rama përgjigje pa fyerje për studentët: Ejani në

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video-mesazh në profilin e tij në ‘Facebook’ për mijëra studentë që po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit. Rama ka hequr këtë herë nga fjalori fyerjet ndaj studentëve, dhe u ka bërë thirrje atyre që të shkojnë në zyrën e tij për të diskutuar shqetësimet.

“Uroj që të kenë jo vetëm dëshirën për të protestuar, por edhe vullnetin për të dialoguar, sepse në rrugë dilet për të kërkuar vëmendjen e vendimarrëse ndaj shqetësime. Shqetësimi adresohet përmes dialogut me vendimarrësit. Unë dua që ata ta dinë se, kam shumë për t’u thënë, por patjetër kam dëshirë t’i dëgjojë. Ballë për ballë, pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë. Pra, studentët të zgjedhur prej vetë protestuesve, si të duan dhe këtë duan vetë. Ky vend e ka fituar prej pesë vitesh lirinë e plotë të protestës pa asnjë rrezik prej plumbave apo hakmarrjes politike. Kemi qenë apo s’kemi qenë dakord për një protestë apo për një tjetër, protesta në vetvete e ka patur të garantuar si kurrë më parë pacënueshmërinë e statusit të qytetarisë së saj. Unë ndihem shumë mirë për këtë dhe të them të drejtën po të kisha mundësi të zgjidhja dot, sot do të isha edhe një herë student protestues dhe jo kryeministër në zyrë. Por si kryeministër, edhe si një protestues i dikurshëm, kam bindjen se duke dëgjuar njëri-tjetrin me respekt, dhe në këtë rast duke u bërë bashkë për të shtyrë përpara modernizimin e arsimit të lartë, ne mund ta përshpejtojmë punën kolosale që mbetet ende për të bërë në dobi të universitetit. Se sa rrijnë në rrugë dhe se çfarë kërkojnë në rrugë studentët protestues, kjo është e drejta e tyre legjitime dhe e pacenueshme, ama detyra ime është t’i dëgjoj dhe t’i mbështes në adresimin e shqetësime të tyre në çdo rast që ata do të donin të bisedonin. Kur dhe po të dëshirojnë këtë gjë, bujrum, kjo zyrë është e imja, por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit, të shoqërisë dhe të së ardhmes që fëmijët e sotëm të Shqipërisë meritojnë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama ishte një ndër nxitësit kryesorë të protestës masive të studentëve, duke i quajtur në ditën e parë ‘ngelës’ dhe që nuk meritojnë taksat e qytetarëve.

“Ejani në zyrën time”, studentët i përgjigjen Ramës: Kryeministri të vijë këtu, s’ka negociata!

Të fundit