Flash News

KRYESORE

Video/ Eduart Grishaj ironizon Alketën me Arbanën që shoqëron Giusy-n: Kot nuk shkove dhe ti të këndoje pak

Video/ Eduart Grishaj ironizon Alketën me Arbanën që

Mbrëmë ka qenë finalja e "Festivalit të Këngës" i cili ishte ndër më të shikuarit ndër vite. Diss ditë më parë, urimi që i bëri Arbana Alketës në Instagram, i dha shkas prezantueses të këtij viti të "Fest 58" që ta ftonte dhe kolegen.

Por me mirësjellje, Arbana e refuzoi duke i thënë që do e ndiqte nga shtëpia duke ngrënë gështenja.

Ndërkohë, mbrëmë, më shumë se "Festivali i Këngës", ishte "shfaqja e A;ketës", e cila u ndërrua shpesh herë dhe këndoi më shumë se vetë të ftuarit special. Të paktën kështu u evidentua edhe nga komentuesit e shumtë të festivalit.

Për këtë gjë, edhe i dashuri i Arbanës, Eduarti, e ka ironizuar Alketën. Teksa po këndonte këngëtarja e famshme italiane Giusy Ferreri, Arbana po e shoqëronte nga shtëpia. Këtë moment, i dashuri i Arbanës, regjisori Eduart Grishaj e ka regjistruar dhe e ka postuar në Instagram, teksa videon e ka shoqëruar me mbishkrimin:

"Kot nuk shkoi dhe kjo të këndojë pak me Alketën."

Arana e ka rispostuar videon në profilin e saj dhe i shkruan me shaka Eduartos: "Hahaha xheloz".

[video width="320" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/12/video-1577108618.mp4"][/video]

Të fundit