Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Emigrantët shqiptarë marshojnë me flamuj kuqezi në rrugët e Londrës, tre kërkesat që kanë

VIDEO/ Emigrantët shqiptarë marshojnë me flamuj kuqezi në

Një grup emigrantët shqiptarë kanë marshuar ditën e djeshme në rrugët e Londrës, Angli, me flamuj kuqezi dhe simbole të tjera kombëtare. Ata janë iniciuar nga një faqe në rrjetet sociale "Lëvizja Patriotike Shqiptare".

Ata kanë marshuar paqësisht në rrugët e kryeqytetit anglez, teksa kërkonin të drejtat e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, votën e diasporës në zgjedhjet e 25 prillit dhe përshpejtimin e reformës në drejtësi.

Ky është marshimi i parë i këtij lloji të mbajtur në një kryeqytet europian, ndërsa në Tiranë vijojnë diskutimet mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor lidhur me listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore.

Lidhur me kërkesën për votën e diasporës, edhe pse kjo ka qenë një premtim i kryeministrit Rama, kjo çështje është lënë mënjanë gjatë diskutimeve në Këshillit Politik dhe duket e pamundur për t'u realizuar deri në zgjedhjet e 25 prillit 2021, për faktin se koha është e pamjaftueshme.

[video width="360" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/09/119439570_654765365173340_2198062566177685388_n.mp4"][/video]

Të fundit