Flash News

KRYESORE

Video/ Emigranti nga Mali shpëtoi 4 vjeçarin, babai rrezikon burgun: Po luaja me lojën Pokemon Go

Video/ Emigranti nga Mali shpëtoi 4 vjeçarin, babai rrezikon burgun:

Videoja e të riut nga Mali që shpëtoi jetën e 4 vjeçarit në Francë, i cili rrezikonte të binte nga ballkoni, bëri xhiron e mediave botërore.

Ditën e sotme është bërë publike edhe dëshmia e babait të 4 vjeçarit të mitur. Ai është marrë në pyetje nga policia, dhe ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së tij. Babai rrëfeu në polici se në momentin kur ndodhi ngjarja ai kishte dalë për të bërë pazar, dhe më pas është hutuar duke luajtur lojën Pokemon Go.

I ati rrezikon 2 vite burg për pakujdesinë e treguar ndaj të birit.

Fatmirësisht ndërhyrja e emigrantit 22-vjeçar bëri të mundur që e gjithë kjo ngjarje të mos përfundonte në tragjedi.

Mamoudou Gassamas, pas këtij akti, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i tha nënshtetësinë franceze si dhe i siguroi punë si zjarrfikës.

Të fundit